“Kurti ka me provu me trokit në dyert amerikane por s’ka me qenë konsistent”

“Kurti ka me provu me trokit në dyert amerikane por s’ka me qenë konsistent”

Opinionisti Rrahman Paçarizi, në një deklaratë për media ka shprehur shqetësim për qasjen e kryeministrit në detyrë të Kosovës në raport me aleatët ndërkombëtarë, referuar deklarimeve të tij për ShBA-në, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai tutje ka shtuar se vendi gjendet para një testi, ku kryetarët e partive opozitare kanë me u turpëru që s’kanë punu mjaftueshëm që sollën vendin në një situatë të tillë me sjelljet e Albin Kurtit.

”Me qenë Amerika në ujëra të panjohura në Rusi, në rregull. Po në Kosovë? Ky është fundi. Kjo është qaq e rëndë, sa na kemi me ardhë në një situatë për të cilën kemi me folë një ditë tjetër. Ne jemi para një testi, e ai ka me qenë testi më i rëndë për Kosovën dhe ai test po na vjen neve”, tha Paçarizi në “Rubikon”.

”Kurti ka me e përdorë e ripërdorë si gjithmonë vendimin e Gjykatës Kushtetuese si një trampolinë populiste për me i bindë ata njerëz të cilët e din që mundet me i manipulu, qysh i ka manipulu për vizitën në Amerikë”.

”Zotri Kurti ka me provu me trokit në dyert amerikane, sipas udhëzimit, por s’ka me qenë konsistent – ka me zgjat agoninë”.

Related Articles