Kurti: Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia në Kosovë, por s’kemi blerë atje

Kurti: Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia në Kosovë, por s’kemi blerë atje

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se nuk kanë blerë energji elektrike nga Serbia.

“E kanë sqaruar gjerë e gjatë edhe Artane Rizvanolli edhe Armend Muja, e kanë shpjeguar se nuk ka asgjë të bëjë me të vërtetën, madje tabelat e shifrat flasin që janë dezinformata. Le ta shikojmë me ZRRE, çfarë ka ndodhur. Kur u pa që në Kosovë nuk ka asgjë lidhur me ato dezinformata, filloi të përmendet ajo kompania e Shqipërisë. Ka mundësi që ka pasur transmetim të energjisë nga Serbia nëpër Kosovë e në nivel tjetër, por kjo nuk do të thotë që ne kemi blerë energji elektrike. Energji elektrike nuk blen as KEK-u lërë më unë, e kemi KEK-u dhe KESKO”, ka thënë Kurti.

Related Articles