Kryeminsitri Albin Kurti është lavduar në një postim të fundit në Facebook, duke thënë se si Qeveri “kemi shpëtuar dhe restauruar trashëgiminë e vlefshme kulturore e historike që po degradohej”.
Duke shpërndarë një postim të ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, rreth 250 investimeve në infrastrukturën e sportit, artit, rinisë e trashëgimisë, Kuri tha se “sot kemi më shumë qendra të kulturës dhe hapësira për të rinj se që kemi pasur ndonjëherë”.
“E Lojërat Mesdhetare 2030 do të na gjejnë me infrastrukturën më të mirë sportive në rajon”, shkroi Kurti. /Gazeta Enigma