Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka dhënë detaje të tjera për takimin e djeshëm tek presidentja Vjosa Osmani.
Ai tha se ka pritur që të premten, e para e shtetit të vendoste për shpërndarjen e parlamentit.
“Unë kam pritur që presidentja menjëherë dje ta përfundojë këtë çështje, ta nxjerrë dekretin për shpërndarje të parlamentit dhe të nesërmen t’i shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme për faktin se s’ka asnjë gjasë të krijohet një shumicë parlamentare”, tha ai në Klan Kosova.
I pyetur se pse nuk ndodhi një gjë e tillë, ai theksoi se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti kërkoi kohë.
“Kryetari i partisë më të madhe, kërkoi 2 deri në 3 ditë kohë”, shtoi Limaj.
