Mbrëmjen e së dielës, eskorta e kryeministrit Albin Kurti është parë duke u kthyer nga Skenderaj.
I pyetur nga mediat pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti konfirmoi se kishte qenë në Prekaz, ku ka vizituar Rifat Jashari.
Ai tha se me Jasharin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe çështje të tjera me rëndësi.
“Po, kam qenë mbrëmë te baca Rifat. Kur u takuam për festimet e 18-vjetorit të Pavarësisë, menduam se do të kishim mundësi të qëndronim bashkë, pasi nuk jemi parë prej kohësh. Nuk ishte një vizitë e zakonshme, por shkuam atje dhe biseduam për zhvillimet politike dhe shumë çështje të tjera. Megjithatë, zgjidhja mbetet mes këtyre tri subjekteve politike”, tha Kurti.
