Kryetari i Odës së Avokatëve, Besnik Berisha, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka shprehur kritikat e tij ndaj Prokurorisë Speciale për intervistimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Berisha tha se fakti që ministrja është ftuar për intervistim, do të thotë se secili qytetar, përfshirë edhe atë, e kanë për detyrim ligjor denoncimin e krimit.
Deklarata e Haxhiut lidhet edhe me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë e gjyqtarë për raste të caktuara, për çka avokati Berisha thotë se është një gjuhë shpifëse.
Ai tutje tha se as kryeministri e as ministrat nuk duhet të bëjnë presion në Prokurori e as ta luajnë kryeprokurorin e kryegjyqtarin.
“Prokuroria duhet me i shterrë disa instrumente për ta pasur mundësinë me çu aktakuzën atje. Nuk duhet t’i bëhet presion Prokurorit të Shtetit. Kryeministri duhet ta mësojë që nuk është polici, prokurori e gjyqtari. As ministri i Drejtësisë e as ministri i Punëve të Brendshme nuk duhet ta luajë kryepolicin, kryeqytarin e t’i shpallë luftë qytetarit.
Këta janë në shkuarje. Veprimet e tilla kanë me u rritë, që përbëjnë edhe krim. Fakti që është ftu ministrja e Drejtësisë, është me ia bë me dije që ka për detyrim ligjor ta denoncojë krimin. Mosdenoncimi i saj përbën krim. Albulena Haxhiu kur publikisht tha se iu kanë ofru për kompromise siç thotë ajo, ajo bashkë me ta nëse nuk i denoncon – të dy palët kanë kry krime. Është gjuhë shpifë për sistemin e drejtësisë.” – tha Berisha në Pressing të T7.