Kurti kujton demonstratat e ’89-ës: Kundërshtuan shtypjen politike të regjimit kriminal të Serbisë

Kurti kujton demonstratat e ’89-ës: Kundërshtuan shtypjen politike të regjimit kriminal të Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar demonstratat popullore të Kosovës në 35-vjetorin e tyre.

“Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti u shpreh se këto demonstrata u bënë për qëllim të kërkimit të të drejtave politike duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës.

Në këto demonstrata u vranë 25 persona dhe u plagosën 603.

“Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike”.

“Lavdi të rënëve në demonstratat e vitit 1989 mes të rënëve në rrugën e gjatë të popullit të Kosovës për liri!”.

Related Articles