Kurti: Kurrë mos u kthefshin pushtetet e kaluara

Kurti: Kurrë mos u kthefshin pushtetet e kaluara

Me këngën për Mitrovicën është pritur në Fushë-Kosovë kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Aty ai zgjodhi t’i jepte përgjigje një thirrjeje drejtuar nga pjesëmarrësit në turmë.

“Unë nuk lëshoj pe kurrë e atyne të tjerëve ju ka hupë edhe lapsi”.

Tek e lavdëroi qeverisjen e tij katërvjeçare, Kurti kërkoi 500 mijë vota edhe në Fushë- Kosovë.

“Këto katër vite janë vitet më të mira në Kosovën e çliruar dhe të pavarur për secilin qytetar dhe familje tonë”, tha Kurti.

Kurti tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë referendum nëse qytetarët duan që të vazhdohet me qeverisje të mirë. E për kundërshtarët politikë pati kritika.

“Këta që ishin dikur në pushtet e kurrë mos u kthefshin.. këta ishat paguanin lobim për shkëmbim të territoreve…. Ata numrat e tjerë të dallaverxhve e të zhvatësve, të kriminelëve.. të atyre që e konsideruan popullin e Kosovës si bankë për pasurimin e tyre privat”, shtoi Kurti.

E kandidatja për deputete e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se në mungesë të përkrahjes së qytetarëve partitë e tjera politike po i anulojnë tubimet.

Tek foli para të pranishmëve, e lartësoi aksionin e Policisë për mbylljen e institucioneve paralele e kritikoi Prokurorinë.

“Njëra nga këto zyrat ishte në Fushë-Kosovë por nuk janë më. Ani se ata u lanë vetë nga Prokuroria.. madje kishe një deklaratë skandaloze.  …ata thanë se nuk kemi dhënë urdhër që këto zyra të mbyllen. Pavarësisht kësaj Policia e Kosovës nuk u ndal”, tha Haxhiu.

Nga Fushë-Kosova tubimin zgjedhor Vetëvendosje e vazhdoi në Podujevë.

Related Articles