Kurti: Kurrë s’ka pas më shumë luftë hibride e dezinformata

Kurti: Kurrë s’ka pas më shumë luftë hibride e dezinformata

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ftuar special në “Politiko” me Kushtrim Sadikun, komentoi ndryshimin e gazetarisë në Kosovë, por edhe përgjithësi në botë.

Kurti tha se ka ndryshuar shumë gazetaria në Kosovë dhe se ka gjithnjë e më pak gazetari hulumtuese, e cila hulumton të vërtetën e një fakti objektiv

Ai tha se më shumë kemi opinione që paraqiten si fakte e si lajme, dhe kjo është sfidë e madhe për botën.

Kurti gjithashtu shtoi se asnjëherë nuk ka pasur më shumë dezinformata dhe keqinformim se kohëve të fundit,

“Ka ndryshuar edhe gazetaria në Kosovë, ka ndryhsuar në të gjithë botën. Pra gazetari hulumtuese që hulumton të vërtetën e një lloj fakti objektiv, ka gjithnjë e më pak. Kemi gjithnjë e më shumë opinione që paraqiten si fakte ose edhe si lajme dhe kjo është një sfidë shumë e madhe për mbarë botën. Kurrë s’ka pas më shumë luftë hibride, kurrë s’ka pas më shumë dezinformata, keqinformim, mos informim.”, shprehet tutje Kurti.

Related Articles