Kurti “lavdërohet” edhe në gjuhen serbe: Krijuam 25 mijë vende të reja pune

Kurti “lavdërohet” edhe në gjuhen serbe: Krijuam 25 mijë vende të reja pune

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u është drejtuar me një video-mesazh në gjuhën serbe komuniteteve pakicë në vend.

Në të, Kurti krekoset se gjatë qeverisjes së tij ka pasur lulëzim ekonomik.

Ai thotë se janë krijuar 25 mijë vende të reja pune.

“Zhvillimi ekonomik ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë. Gjatë vitit të kaluar, politikat dhe veprimet tona kanë pasur ndikim pozitiv. Kemi shënuar rritje 10.53% të Bruto Produktit Vendor. Eksporti është rritur për 83 për qind dhe investimet e huaja direkte janë rritur për 22 për qind. Ekonomisë ia kemi shtuar 25 mijë vende të reja pune”, thotë ai.

Ai u ka bërë thirrje edhe pronarëve të kompanive që vijnë nga komunitetet pakicë që t’i drejtohen Qeverisë me ide se si do të donin të ndihmoheshin.

“Prandaj, i ftojmë të gjitha ndërmarrjet në pronësi të pjesëtarëve të komuniteti pakicë që t’i përgjigjen kësaj thirrje dhe të na japin mundësinë që të dëgjojmë prej tyre se çfarë lloj mbështetje do të donin të pranon nga qeveria e tyre. Shteti ynë i ka të gjitha mjetet dhe potencialin që të bëhet vend i zhvillimit të gjithanshëm”, ka thënë Kurti.

Related Articles