Vetura godet një këmbësore në Dardani të Prishtinës

Një veturë ka goditur një person në vendkalimin për këmbësorë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se hetuesit e Njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.

Telegrafi mëson nga burimet se vetura e cila ka goditur këmbësorin ishte me targa të huaja. 

Related Articles