Kryeministri Albin Kurti, duke folur për ekonominë ka thënë se ajo këtë vit është rritur për 30 për qind krahasuar me vitin 2021, raporton Gazeta Enigma.
Në konferencën vjetore, ku u shpalos mbështetja e bizneseve gjatë vitit 2024 dhe planet për vitin 2025, Kurti u mburr me qeverisjen e tij
“Trendet e viteve të fundit të rritjes ekonomike na dëshmojnë se nga përpjekjet tona të përbashkëta vendi ynë ka treguar një rritje mesatare prej 6.6 për qind të BPV në këto katër vite. Kemi dyfishim të eksporteve, përmirësim të ndjeshëm të raporteve eksport-import prej 1 me 9 në rreth 1 me 6”, ka thënë Kurti.
Tutje ai shtoi se “Kemi edhe dyfishim të investimeve të huaja, me ç’rast mesatarja e investimeve të huaja është 664 milionë euro, ose dy herë më e lartë se mesatarja vjetore e periudhës 207-202”.