Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në përvjetorin e 25-të të protestave studentore, duke thënë se kjo lëvizje përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit.
“Më 1 tetor studentët shqiptar rikthyen dinjitetin. Nga heshtja e ndër padrejtësi, u ngritën me madhështinë e vullnetit për të jetuar të lirë. Një lëvizje studentore që përshpejtoi përpjekjen drejt çlirimit të vendit”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Kurti, i cili ishte njëri ndër organizatorët e protestave, tha se studentët në atë kohë marshuan paqësisht për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar.
“Ne, marshuam paqësisht, për lirimin e hapësirave të ndaluara të kampusit universitar, drejt rrugës për arsim e edukim të lirë, të drejta të patjetërsueshme, liri e pavarësi”.
“I kujtojmë e nderojmë përherë profesorët e studentët e protestës së 1 tetorit, atyre që patën guxim, që sfiduan okupimin serb dhe e bënë rezistencën aktive”, përfundoi i pari i Qeverisë.