Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në një deklratë për media ka folur edhe për deklartën e kryeministrit Albin Kurti, për kursimet të cilat ishin diku rreth 16 euro.
Tutje Hamza u shpreh se nëse do të ishte ashtu, në situata të tilla, detyrohesh të huazosh mjete.
“S’kam koment se për vete po flas, pa dashur të hyj në çështje të tjera, me i pas 16 euro me 31 dhjetor, me 1 janar ndoshta do ta kaloja ditën disi, por me 2 janar, ose është dashur të shkojë në bankë, ose të huazojë diku, ose diçka, se ne jemi njerëz, harxhojmë, hamë buk, pijmë ujë, kemi nevoja”.
“Besoj që ajo ka qenë një situatë momentale, në një ditë të caktuar, përndryshe, duhet me huazu mjete, ose me marrë kredi”, tha ai.
