Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, prezantojnë buxhetin për vitin 2023 para qytetarëve të Komunës së Gjakovës.
Lajmi u bë i ditur me anë të një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.
Prezantimi i buxhetit për këtë komunë do të bëhet te shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”, në ora 15:00.
“Ftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës të marrin pjesë”.