Kurti me mërgatën në Lubjanë: Bashkë e forcojmë shtetin

Kurti me mërgatën në Lubjanë: Bashkë e forcojmë shtetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me mërgatën gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë të Sllovenisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Kurti ka shkruar se atje u njoh me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore.

“Pranë mërgatës, kudo dhe kurdoherë. Edhe në Lubjanë të Sllovenisë bashkëbiseduam dhe u njohëm me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore. Vetëm bashkë e forcojmë shtetin dhe përshpejtojmë zhvillimin. Ekonomia, arsimi, mbrojtja e siguria, sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit e shumë fusha të tjera kanë përparuar gjatë qeverisjes sonë dhe e kemi obligim të vazhdojmë trajektoren e progresit dhe zhvillimit”, ka shkruar Kurti. /Gazeta Enigma/

Related Articles