Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar ashpër për gjendjen e policëve që po qëndrojnë tash e sa ditë në veri.
Ai përmes një postimi në Facebook ka akuzuar qeverinë duke thënë se po ngopen në restorante, derisa policët e Kosovës po mbahen në veri me pashteta e gullash.
Kastrati tutje tha se Kurti po gënjen se ka koordinim me KFOR-in për zhbllokimin e policëve.
“Ka 11-të ditë policët tanë të rrethuar e të bllokuar në kufi nga forcat terrorriste ruso-serbe;
Ka 11-të ditë që policët tanë me “pashteta” e “gullasha” pa u rru e pa u la, ndërsa Kurti me ministra nëpër restoranet e Prishtinës duke pi verë e birra dhe duke ngrënë peshk të shtrenjtë;
Ka 11-të ditë që KFOR nuk reagon me i zhblloku policët tanë e Kurti gënjen se ka koordinim me KFOR;
A e kuptojnë këta si ndihen familjet e fëmijët e 11 policëve;
Çfarë ka të bëjë kjo me sovranitet. Kjo është gjendje lufte!
Ku është reagimi i ” komandantës supreme”, i “Gjeneral ” Kurtit, i “nënkolonel” Bislimit, i komandant Sveçlës apo i Zonjës Non-Grata Haxhiu, etj.
MARRE!”, shkruan ai.