Kurti me përfaqësues të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, thekson vizionin për t’a bërë Kosovën me vizion të pastër

Kurti me përfaqësues të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, thekson vizionin për t’a bërë Kosovën me vizion të pastër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli kanë zhvilluar një takim virtual me kryeshefin ekzekutiv në detyrë i Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, Mahmoud Bah,  dhe anëtarët e ekipit menaxherial të MCC, raporton Gazeta Enigma.

Gjatë këtij takimit, Kurti theksoi vizionin e tij për ta bërë Kosovën me energji të pastër, furnizim të sigurt dhe çmime të përballueshme.

Kurti diskutoi për synimin e Qeverisë për të siguruar konsensus kombëtar mbi politikat e nevojshme energjetike dhe reformat institucionale që do të nevojiten për të arritur këtë vizion.

Ndërsa Bah shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Qeverinë.

Related Articles