Kryeministri Albin Kurti ka lëvduar mërgatën që ka Kosova, duke thënë se “asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova”.
“Mërgata jonë është ndryshe prej mërgatave që kanë shtetet e tjera të rajonit e të botës. Asnjë shtet nuk e ka një mërgatë kaq shumë të lidhur me vendin e vet sikurse Kosova”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.
“Ndjenja jonë e përkatësisë është e fuqishme sepse historia jonë është e tillë. Mërgata jonë e ndihmoi si çlirimin nga okupatori ashtu edhe shtetndërtimin, zhvillimin demokratik dhe paqen”, shtoi tutje Kurti. /Gazeta Enigma