Kryeministri Albin Kurti ka ftuar të gjithë mërgimtarët që gjenden në Kosovë, që të bëhen pjesë e koncertit që do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
“Mërgatë e dashur. Ju mirëpresim sot në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Mirë se vini dhe ju falënderojmë për kontributin e pareshtur”, shkroi Kurti në një postim në Facebook, duke shpërndarë një video të përgatitjeve dhe të këngëtarëve që do të performojnë, e cila u postua më herët nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla. /Gazeta Enigma