Kurti: Ministria e Jashtme veç në Antarktik s’ka degë

Kurti: Ministria e Jashtme veç në Antarktik s’ka degë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, është dikasteri me më së shumti degë nëpër botë.

“Veç në Antarktik, s’ka degë Ministria e Jashtme”, tha Kurti.

Këto komente Kurti i bëri në Konferencën e Ambasadorëve.

“MPJ ka 53 degë të ndryshme, të shpërndara në gjashtë kontinente, përveç Antarktikut. Kemi 34 ambasada, 12 konsulata të përgjithshme, katër konsulata, dy misione të posacme dhe një zyre ndërlidhëse. Për të gjitha sakrificat, për cdo ditë pune të palodhshme, cdo takim me shtetet pritëse, cdo mundim, ne jemi dhe do të jemi përherë mirënjohës”, tha ai.

Related Articles