Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët se a diskutoi për zhvillimet e fundit politike në takimin e tij të premten me përfaqësuesit e vendeve të QUINT-it.
Në një përgjigje të shkurtër për mediat, Kurti mohoi se temat aktuale politike ishin pjesë e diskutimit.
“Nuk ka pasur të bëjë me atë temë fare, ka qenë një takim që është dakorduar më herët”, tha ai.
