Kurti: Na 500 mijë zemra e opozita as deri te thembra

Kurti: Na 500 mijë zemra e opozita as deri te thembra

Kryeministri Albin Kurti bashkë me partinë e tij, sot kanë mbajtur një tubim në qytetin e Gjilanit.

Kurti premtoi një spital të ri për Gjilanin, një stadium të renovuar e përfundim të autostradës për në Prishtinë, nëse i jepet mundësia për një mandat të dytë.

Sa i përket premtimit të tij se autostrada do hapej në fund të vitit 2023, Kurti tha se një gjë e tillë ishte e gabuar dhe fajësoi qeverisjet e kaluara për “planifikim jo të duhur” për këtë autostradë dhe se gjithçka duhej të nisej nga fillimi.

“Na 500 mijë zemra e opozita as deri te thembra”, tha Kurti në fund të fjalimit të tij. /Gazeta Enigma

Related Articles