Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për ndarjen e 45 mijë eurove për Forumin Ekonomik të Vjenës.
Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, kjo është bërë me qëllim të promovimit të vendit.
Vitin e kaluar, Kosova për herë të parë ka qenë nikoqire e këtij forumi, në kuadër të të cilit ishte mbajtur konferenca “Vienna Economic Talks” në Prishtinë.