Kurti ndan fotografi nga takimi me Hamzën dhe Atiqin: Dy komunat janë më pranë njëra-tjetrës se kurrë më parë

Kurti ndan fotografi nga takimi me Hamzën dhe Atiqin: Dy komunat janë më pranë njëra-tjetrës se kurrë më parë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një vizitë në Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut, ku u takua me kryetarët e këtyre dy komunave, Erden Atiq dhe Bedri Hamza.

Kurti tha se në takim biseduam për bashkëpunimin qeveri-komunë dhe rëndësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta.

“Këto dy komuna janë më pranë njëra-tjetrës se kurrë më parë, duke punuar tashmë për të fuqizuar gjithëpërfshirjen dhe mirëqenien qytetare”, shkroi Kurti në një postim.

“Shpreha mbështetjen për të punuar bashkë dhe jetësuar sa më shumë projekte e nisma në interes të të gjithë qytetarëve pa dallim”, u shrpeh tutje Kurti. /Gazeta Enigma

Related Articles