Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kurti: Ndërtimi i fabrikës së municioneve do të përfundojë vitin e ardhshëm

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se fabrika e municioneve do të përfundojë më 2026.

Këtë deklaratë Kurti e bëri në mbledhjen e Qeverisë, pas miratimit të vendimit për ndërtimin e zonës industriale të mbrojtjes në Jahoc të Gjakovës.

Kurti tha se kjo fabrikë do ta rris sigurinë tonë dhe do t’i ngris edhe më tej kapacitetet mbrojtëse.

“Ndërtimi i kësaj fabrike për të cilën tashmë kemi kontratë të nënshkruar me prodhuesin turk MKE do të përfundojë brenda vitit të ardhshëm. Municionet e para nga kjo fabrikë do të dalin në fund të vitit 2026. Përveç fabrikës së municionit, kjo zonë industriale do të shërbejë edhe për investitorë të tjerë me të cilët jemi në kontakt dhe do të prodhojnë lloje të ndryshme të produkteve ushtarake, dronët ushtarak dhe civil ‘Made in Kosova’”, tha Kurti.

Related Articles