Kryeminsitri Albin Kurti ka uruar për Ditën e Fëmijëvë, duke thënë se ata janë shtysa e motivimi i sotëm, shpresa e lumturia por edhe udhëheqësit e së nesërmes, njofton Gazeta Enigma.
“Ata na gëzojnë dhe na i mbushin ditët plot hare si dhe na bëjnë të mos harrojmë rëndësinë e çiltërsisë dhe harmonisë. Çdo punë që e bëjmë e ka si qëllim përmirësimin e jetës në vend e natyrisht dhe të ardhmen. Fëmijët tanë duhet të jetojnë në një shtet të sigurt, që përkujdeset për ta e që i mbron nga çdo e padrejtë. Me politikat e qeverisë sonë, i tillë po bëhet përherë e më shumë shteti jonë”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.
“Festojmë ditën e fëmijëve, festojmë të ardhmen”, shtoi ai. /Gazeta Enigma