Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në vënien e gurthemelit të çerdhes në Godanc të Shtimes, ku edhe ka hedhur lopatën e parë në gurin e themelit të kësaj çerdheje.
Të pranishëm aty kanë qenë edhe disa fëmijë, me të cilët Kurti ka biseduar.
“Do të ketë mësuese, edhe ajo do t’iu dojë juve edhe ju mësuesen”, është shprehur Kurti me fëmijët.