Kurti në Shtime, qytetarëave u premton memorial të masakrës së Reçakut

Kurti në Shtime, qytetarëave u premton memorial të masakrës së Reçakut

Edhe gjatë së dielës ka vazhduar fushata zgjedhore e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti ishte në Shtime e Ferizaj. Për qytetarët e Komunës së Shtimes ku partia e tij udhëheq tash e gati 4 vjet, mes tjerash premtoi ndërtimin e kompleksit memorial të Masakrës së Reçakut.

Flamuj si ai i Kosovës, Shqipërisë, i Dardanisë e i Amerikës me 500k, u valëvitën në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në këto komuna.

Të pranishmëve Kurti u tha se për qytetin e tyre Vetëvendosje bëri për një mandat më tepër se që bënë paraardhësit për 20 vjet.

“Shtimen e kemi gjetur vetëm me një çerdhe për fëmijë. 20 vjet një çerdhe. Në katër vjetet tona po ia shtojmë Shtimes edhe katër çerdhe të tjera. Këtë muaj do të hedhim gurthemelin për çerdhen e re në Petrovë. E në plan është edhe një çerdhe tjetër në fshatin Carralevë”, ka thënë Kurti,

Në mes të fjalimin tregoi se çka do të presë kjo Komunë nga Vetëvendosje, në një mandat tjetër.

“Ndërtimi i kompleksit memorial të Masakrës së Reçakut, i dyti pas atij për Epopenë e UCK-së, për Adem Jasharin. Do ta vazhdojmë autostradën Duhël- Shtime- Banullë me gjatësi 30 km. Sivjet fillojnë përgatitjet, vitin tjetër nis puna në terren. Ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, dhe ndërtimi i Entit Special”, ka deklaruar ai.

Kryeministri e pretendenti edhe për një mandat tjetër, të dielën fushatën e vazhdoi në Ferizaj. /Gazeta Enigma

Related Articles