Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është bërë protagonist në një klip gafë gjatë vizitës në Gjilan, ku për pak sa nuk u rrëzua përderisa kalonte shkallët.
Kurti po zbriste drejt foltores së degës së VV-së në Gjilan, ku mbajti konferencë bashkë me kryetarin e kësaj komune, Alban Hysenin.
Ky i fundit sot u zyrtarizua si kandidat i LVV-së për të vazhduar mandatin e dytë në krye të Gjilanit.