Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava.
Sipas njoftimin të qeverisë, Kurti u ka uruar agjërim të lehtë Tërnavës dhe të gjithë besimtarëve myslimanë.
“Kryeministri Kurti e uroi Myftiun për muajin e Ramazanit, muaj i bashkësisë dhe i solidaritetit me ata që janë në pozitë ekonomike më të vështirë. Ai i uroi përzemërsisht Myftiut dhe të gjithë besimtarëve myslimanë përmbushje shpirtërore dhe agjërim sa më të lehtë përgjatë ditëve të mbetura të këtij muaji”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
“Duke e falënderuar Myftiun Tërnava për kontributin që ai dhe Bashkësia Islame e Kosovës, kanë dhënë për respektimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Kryeministri Kurti theksoi se ky Ramazan na gjen në një gjendje shumë më të mirë të shëndetit publik”, thuhet në fund.