Kryeministri Albin Kurti është takuar me Saniye Bora Fıçı, kryetaren e parë grua në Komunën e Foçës, në provincën e Izmirit të Turqisë, njofton Gazeta Enigma.
“Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare”, shkroi Kurti në një postim në Instafram
“Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, shtoi Kurti. /Gazeta Enigma