Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur në Mitrovicën e Veriut ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Erden Atiq.
Kurti shkoi atje pasi qëndroi në Komunën e Leposaviqit e më pas vendosi lule në pllakën përkujtimore kushtuar policit të rënë të Kosovës, Enver Zymberi.
Forca të Policisë së Kosovës siguruan objektin komunal dhe rrugët që të çojnë te ai.
Djali i Enver Zymberit raportohet se ishte sot me Kurtin dhe dy ministrat: atë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe atë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Megjithatë, mediat nuk ishin të informuara për këtë vizitë të Kurtit në veri.