Kurti: Nenad Rashiq, ministër shembull i Qeverisë sonë

Kurti: Nenad Rashiq, ministër shembull i Qeverisë sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, duke e cilësuar atë si një “ministër shembull” në kabinetin e tij qeveritar, raporton Gazeta “Enigma”.

Në një konferencë për media, Kurti u pyet nëse do ta ketë Rashiqin pjesë të një shumice të re parlamentare apo qeverie eventuale, tashmë kur ai ka siguruar një mandat në Parlamentin e Kosovës.

Kryeministri u përgjigj pozitivisht, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet pakicë.

“Ne bashkëpunojmë me pakicat në Kosovë, me të gjitha ato që duan të kontribuojnë, të përfitojnë dhe të integrohen. Pa dyshim që ministri Rashiq është ministër shembull i qeverisë sonë, por edhe është ministri që ka kontribuar për komunitetin serb më shumë sesa cilido ministër tjetër në këtë pozitë para tij,” tha Kurti.

Megjithatë, ai pranoi se krijimi i një shumice parlamentare të re mbetet sfidë, pasi aktualisht nuk ka numrat e nevojshëm për një qeveri të re. /Gazeta Enigma/

Related Articles