Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s

Kurti nesër pret në takim sekretarin e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën pret në takim sekretarin e NATO-s, Mark Rutte, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç njofton zyra e kryeministrit takimi do të zhvillohet në ndërtesen e Qeverisë së Kosovës.

Takimi do të zhvillohet me fillim nga ora 14:50.

Vizita e Ruttes në Kosovë zhvillohet pas asaj që ai bëri në Bosnje e Hercegovinë, më 10 mars, ku dha mesazhin që aleanca nuk do të lejojë që “të rrezikohet paqja e fituar me shumë vështirësi”. /Gazeta Enigma/

Related Articles