Kurti nga Rahoveci: Gratë dhe të rinjtë janë në qendër të politikave tona qendrore

Kurti nga Rahoveci: Gratë dhe të rinjtë janë në qendër të politikave tona qendrore

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, iu bashkua sonte në fushatë, kandidatit të kësaj partie për kryetar të Rahvocit, Ali Dulës.

Nga aty, Kurti tha se gratë dhe të rinjtë janë “në qendër të politikave tona qendrore”.

“Me qeverisjen e re në Rahovec, ato do të jenë në qendër edhe të politikave lokale, përmes mbështetjes për ndërmarrësi, bujqësi, arsim e punësim”, shkroi Kurti.

“Ali Dula, kandidati ynë për kryetar, zotohet për një qeverisje që dëgjon nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, që bashkëpunon me ta dhe që angazhohet për zgjidhje për ta”, u shpreh tutje kryeminsitri në detyrë.

Related Articles