Kurti: Nuk do të dëshironim që Zvicra t’i tërheqë ushtarët e saj nga Kosova

Kurti: Nuk do të dëshironim që Zvicra t’i tërheqë ushtarët e saj nga Kosova

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk dëshiron që Zvicra t’i largojë ushtarët e saj nga Kosova.

Ai, në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, ka folur për deklaratën e partisë më të madhe në Zvicër , SVP, e cila ka kërkuar që shteti tyre t’u tërheq ushtarët e saj nga Kosova.

“I jemi shumë mirënjohës Zvicrës për kontributin që po jep Swisscoy në Kosovë. Ne nuk do të dëshironim që ajo të tërheqë ushtarët e saj nga Kosova. Tani nuk është koha e duhur për këtë”.

“Serbia ka ndërtuar 48 baza ushtarake në kufirin tonë, të cilat përbëjnë kërcënim për vendin tonë. Mercenarët nga grupi Wagner dhe banda famëkeqe Ujqërit e Natës janë parë pranë tyre. Ne kemi nevojë për mbështetjen e Zvicrës dhe mezi pres që Zvicra të zgjasë mandatin e saj deri në vitin 2026 së shpejti”, ka thënë Kurti.

Related Articles