Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të fillojë takimet më krerët e partive politike për të diskutuar për datën e zgjedhjeve.
I vetmi nga liderët që ka refuzuar ftesën e presidentes është kryetari i Vetëvendosjes, njëherit kryeministri i vendit, Albin Kurti.
Kryeministri ndodhet në Paris, por që sot pasdite do të jetë në Kosovë.
Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut e kanë konfirmuar partitë opozitare PDK, LDK e AAK, ndërsa si përfaqësues i Vetëvendosjes pritet të jetë Glauk Konjufca.
Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave, e dyta PDK-ja, e treta LDK-ja dhe e katërta AAK-ja.
Kurti në garën pa Vjosa Osmanin kishte marrë 220 mijë vota, ndërsa si tandem kishin marrë mbi 400 mijë vota.