Kurti: Nuk ka garanci për themelimin e Asociacionit

Kurti: Nuk ka garanci për themelimin e Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk ka pasur garanci për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që të hiqen barrikadat në veri.

“Nuk ka garanci të tilla nga Qeveria e Kosovës. Asociacioni i komunave u bë asociacion i barrikadave. Ata i donë komunat që t’i bëjnë si barrikada. Ashtu siç i bënë 16 barrikada bashkë, duan që t’i bëjnë 10 komuna bashkë”, tha ai për KP.

Pas 19 ditësh bllokimi të rrugëve, grupet e serbëve nga veriu i Kosovës i hoqën barrikadat dje, të cilat ishin ngritur pas arrestimit të njërit prej ish-policëve serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

Kjo erdhi pas lirimit të Pantiqit, i dyshuar për pjesëmarrje në sulmin ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, të cilit masa e paraburgimit iu ndryshua në arrest shtëpiak.

Related Articles