Kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka vizituar Telekomin e Kosovës.
Gjatë vizitës në Telekom, Kurti është pyetur edhe për çështje tjera politike. Njëra ndër çështjet që është pytur Kurti kishte të bente me Milan Radojçiqin.
Kurti ka thënë se nuk e di a e ndajnë edhe të tjerët habin me të se si ende nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radojiçiqit i cili ka pranuar haptazi krimin e bërë në shtator.
“Nuk e di a e ndani edhe ju habinë me mua se si ende nuk është ngritur ndonjë aktakuzë ndaj ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoqiqit i cila ka pranuar haptazi krimin e bërë. Nuk ka nevojë për bachelor e as të jesh gjykatës për ta kuptuar absurditetin e prokurorit ndaj këtij rasti”- ka deklaruar Kurti.
Theksojmë se Radojçiq udhëhoqi sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator.