Kurti: Prioritet qeveritar është parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave

Kurti: Prioritet qeveritar është parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se prioritet i qeverisë është parandalimi dhe luftimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe asaj në baza gjinore.

Kurti këtë deklaratë e bëri sot në tryezën e organizuar në shënim të 10-vjetorit të Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit.

“Gama e shtypjes që bie mbi gratë peshon shumë, e merr ngjyrime të ndryshme në varësi edhe të identiteteve të tjera, përveç atyre gjinore. Dhe, një lloj dhune, cilido lloj dhune, që nuk problematizohet në fillim, rritet e zgjerohet me kohën, duke e vështirësuar zgjidhjen dhe drejtësinë. Por, detyra jonë si shoqëri e veçanërisht për ne si Qeveri është që të ndërhyjmë aty ku ka më së shumti nevojë”, ka thënë Kurti.

/Gazeta Enigma/.

Related Articles