Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së fundmi ka folur rreth mbledhjes së 87-të të Qeverisë, ku tergoi se janë miratuar dy projekte, që sipas tij janë madhore.
“Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurtë po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet”, shkruan Kurti.
Shkrimi i plotë i Kurtit:
Mbrëmë në mbledhjen e 87-të të Qeverisë, miratuam vendime për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore.
Për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvendin e Republikës, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës.
Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurtë po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, ashtu që hekurudha të realizohet.
Ndërkaq, pas negociatave të suksesshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga Presidentja, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.