Kurti pas takimit me Escobarin: Në Ohër shkojmë me vullnet e qëllime të mira

Kurti pas takimit me Escobarin: Në Ohër shkojmë me vullnet e qëllime të mira

Kryeministri Albin Kurti është takuar sot me të Dërguarin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku u diskutua për takimin e nesërm në Ohër për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë bazuar në propozimin Evropian, përgatitjet rreth tij dhe pritjet nga ai takim, raporton Gazeta Enigma.



Kurti falënderoi Escobarin për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

“Propozimi Evropian është cilësuar dhe pranuar nga Kosova si bazë e mirë dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër. Të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ, delegacioni qeveritar i Kosovës udhëton për në Ohër me vullnet të mirë, qëllime të mira dhe besim të mirë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Escobar sot takoi edhe presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. 

Related Articles