Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me arrestimin e Arbnor Spahiut, ish-zyrtarit policor të Kosovës në Beograd, raporton Gazeta “Enigma”.
“Prej momentit të arrestimit të shtetasit tonë, Arbnor Fatmir Spahiu, nga autoritetet serbe në pikën kufitare Hungari-Serbi, institucionet tona janë angazhuar maksimalisht që ai të lirohet sa më parë”, ka shkruar Kurti, teksa ka shpërndarë postimin e MPJ rreth kësaj çështjeje.
“Sjellja jonormale e Serbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, nuk duhet dhe nuk do të pranojmë të normalizohet”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) tha të mërkurën se është duke i ndjekur me “vëmendje të shtuar” zhvillimet rreth arrestimit të ish-pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, në Serbi, dhe se i ka njoftuar vendet e QUINT-it për këtë.