Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai serbëve të dorëhequr iu ka thënë të mos shkojnë por jo edhe të kthehen.
Ai ka thënë se nuk ka të drejtë politike për një gjë të tillë.
“Më lejoni të ju njoftojë për qëndrimin tim në secilin takim jo vetëm në Bruksel. Unë ju kam bërë thirrje të gjithë serbëve që janë në institucione mos i braktisni ato, mos jepni dorëheqje, mos shkoni por nuk ju kam thënë kthehuni. Nuk kam të drejtë të ju them kthehuni, unë kam të drejtë politikisht mos shkoni por s’kam të drejtë të ju them kthehuni”, ka thënë ai.
Më tej, Kurti ka thënë se shkuarja e tyre është akt individual politik.
“Shkuarja e tyre është akt individual politik, kthimi i tyre është cështje ligjore, kushtetuese, instituconale”, ka thënë ai më tej.
Kujtojmë se dje Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për targat nën ndërmjetësimin e të dërguarit të BE-së për dialogun Mirosav Lajçak.
Mosmarrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me konvertimin e targave ka ngjallur tensione të larta mes dy shteteve dhe nevojë për ndërhyrje të lartë ndërkombëtare.