Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është i ftuar në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin, ku është ftuar të debatoj rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Në një sekuencë, Panduri ia transmetoi Kurtit një video ku Abdixhiku e kishte krahasuar Kurtin me Vali Corleonen, duke i thënë se asnjërit nuk i ka thënë askush, puna e mbarë, sepse s’kanë kryer asnjë pune.
Kurti u përgjigj duke thënë se për punën e tij flet rezultati i punës të cilën po e bën po kjo qeveri që e drejton ai.
Tutje, ai shtoi se qytetarët e Kosovës, po i thonë puna e mbarë gjithë jetën.