Kurti për Rakiqin: Nuk mund të ankohem për bashkëpunimin me të, ai është përpjekur që situata të mos eskalojë

Kurti për Rakiqin: Nuk mund të ankohem për bashkëpunimin me të, ai është përpjekur që situata të mos eskalojë

Kryeministri Albin Kurti, në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë u shpreh se nuk mendon që duhet të marr masa ndaj ministrit të tij, Goran Rakiq i cili është parë në protestat e serbëve në veri të Kosovës të cilët po e mbajnë rrugën e bllokuar tash e tre ditë.

Kurti tha se me aq sa i ka treguar Rakiq atij, ai nuk është bashkuar në protesta për të eskaluar situatën por është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme.

LEXO EDHE: Cili është kushti për tërheqjen e vendimit për targat serbe sipas Kurtit

“Unë kam qenë në kontakt me ministrin Rakiq, me të kemi dallime nganjëherë më të vogla nganjëherë më të mëdha por unë nuk mund të ankohem në komunikimin me të dhe unë nuk e kam përshtypjen që ministri Rakiq ka shkuar në protestë për të eskaluar situatën, me atë që më ka treguar ai besoj që është përpjekur që të mos ketë veprime të dhunshme dhe nuk mendoj që duhet të marr masa ndaj tij”, u shpreh Kurti.


Related Articles