Kurti për vizitë në Gjilan, Hysenit i premton mbështetje (VIDEO)

Kurti për vizitë në Gjilan, Hysenit i premton mbështetje (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë së hënës ka qëndruar në Gjilan, ku edhe kreu tri vizita. Në dy prej tyre iu përvesh punës.

Në ngjarjen e parë kapi lopatën për ta vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në lagjen Arbëria në Gjilan.

Ky i dha rëndësi të veçantë projektit që po financohet nga organizata “Qatar Charity”. E paratë e dhëna nga donatorët janë shenjë e raporteve mes dy shteteve.

“Kjo qendër shëndetësore është dhuratë nga populli i Katarit për popullin mik të Kosovës”, u shpreh Ali bin Hamad al Marri, ambasador i Katarit në Shqipëri.

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nga kjo qendër do të përfitojnë shumë banorë të zonës, pasi kryhen 20 mijë shërbime në vit.

Kurtit i ra të angazhohet pak edhe në vizitën e dytë. Ai shërbeu ëmbëlsira gjatë vizitës në një pastiqeri. Madje, një copë tortë ia shërbeu edhe kameramanit të Klan Kosovës.  Kurse atyre që i shijoi vetë, u dha notë maksimale.

I ëmbël mund t’u ketë shkuar edhe muhabeti në komunë, Kurtit e Hysenit, pasi dolën me fjalë të mira për njëri-tjetrin. Shefi i qeverisë e lëvdoi punën në Gjilan, por edhe premtoi mbështetje për projektet e kryetarit.

Related Articles