Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendimi për targave nuk është kundër serbëve që jetojnë në Kosovë.
Sipas tij, kjo ofron lehtësime për ata dhe është në të mirën e tyre.
“Ne bëjmë më të mirën e mundshme duke mos kursyer energjinë dhe dijen tonë. Këto nuk janë masa kundër serbëve, përkundrazi janë masa për serbët që u ofrojnë lehtësime financiare”.
“Jemi të interesuar që të gjithë të jemi të barabartë. Nuk mund të jemi të barabartë kur dikush ka targa RKS e dikush dëshiron t’i mirëmbajë KM”.
“Nuk është as hakmarrje, as inat, por është zbatim i ligjit që nuk i diskriminon njerëzit në bazë të përkatësisë etnike”, ka thënë Kurti.