Kurti përmendi riorganizimin e Radoiçiqit, Gashi: Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën

Kurti përmendi riorganizimin e Radoiçiqit, Gashi: Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka cilësuar si të rëndësishme vizitën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke thënë se vizita e tij dërgon mesazh se NATO-ja është prezentë në rajon dhe garanton siguri.

Sa i përket deklaratave të kryeministrit për riorganizimin e grupit paramilitar të Radoiçiqit në Rashkë, Gashi tha se “duhet të jemi të kujdesshëm sesi deklarohemi dhe të mos krijojmë panik pa nevojë”.

“Uroj të mos jetë deklaratë e tentimit popullistë të frikësimit të popullatës së Kosovës në mënyrë që ti mbajë të mobilizuar për interesa partiake e politike. Nëse do të kishte një situatë të tillë do të ishte fatkeqësi për Kosovën”, tha ai.

Ai theksoi se Kurti në vazhdimësi ka tentuar që të krijojë krizat në veri në mënyrë që të ketë për çka të mburret sepse sipas Gashit, asnjë sukses nuk ka pasur gjatë këtyre tri viteve të qeverisjes.

Related Articles